Botë

Tanzani 19 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani

06.11.2022 12:01

Një avion pasagjerësh nga Tanzania u përplas në mënyrë të befasishme në liqenin Victoria...

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.

Sipas autoriteteve, 23 prej 43 personave që kanë qenë në aeroplan, kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur. Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë kanë tentuar të shpëtojnë personat e bllokuar në aeroplan.
 
Si arsye për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq. Një pjesë e pistës së aeroportit në Bukoba është afër brigjeve të Liqenit Viktoria.