Maqedoni

LSDM: VMRO shkaktar i humbjes së ndihmës 100 milion euro

06.11.2022 14:15

Për shkak të destruktivitetit të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së....

Për shkak të destruktivitetit të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, shteti dhe qytetarët mbetën pa 100 milionë euro ndihmë në kohë krize. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ndërpreu kredinë që duhej  të merrte Maqedonia për t'u përballur me krizën energjetike në vlerë prej 100 milionë eurosh. Arsyeja e suspendimit është bllokimi i ligjit për atë qëllim, nga VMRO-DPMNE. 
 
“Derisa Mickoski dhe VMRO-DPMNE po bllokojnë dhe pengojnë, LSDM-ja e udhëhequr nga kryetari Dimitar Kovaçevski siguroi 80 milionë nga BE-ja në mbështetje të drejtpërdrejtë për krizën energjetike. Në të njëjtën kohë, 100 milionë dollarë u siguruan nga SHBA për Ushtrinë, 530 milionë euro nga FMN, 50 milionë nga Erste, 250 milionë nga Deojçe Bank. Këto janë mjete për të përballuar krizën energjetike dhe për të mbështetur masat kundër krizës për kategoritë e ndjeshme dhe kompanitë.”, thonë nga LSDM. 
 
Mickoski: Po bllokojmë për të shpëtuar 4000 vende pune 
 
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, iu kundër përgjigj akuzave të LSDM-së për bllokimin e kredisë prej 100 milionë eurosh, duke theksuar se e kanë bllokuar kredinë sepse me të vendi merr obligim që të mbyllim REK Manastirin dhe Osllomejn, duke lënë në rrugë 4000 të punësuar.
 
“Mbyllje të TC Osllomej deri në fund të vitit 2023, mbyllja e REK Manastir në fund të vitit 2027 dhe vënia në punë e kapacitetit të ri EMV ose në partneritet privat me investitor privat deri në fund të vitit 2025, me një kapacitet të instaluar prej 210 MW (që do të thotë tre vite për të projektuar, ndërtuar dhe vënë në përdorim një kapacitet që sot askush nuk e sheh dhe që askush nuk e ka dëgjuar në pesë vitet e qeverisjes L SDM/BDI). Po bllokojmë për të shpëtuar 4000 vende pune direkte dhe të paktën dy herë më shumë vende pune indirekte. Bllokim për të shpëtuar shtyllën e sovranitetit të Maqedonisë, REK Manastir nga mbyllja. Vazhdojmë me bllokadë aktive për të shpëtuar Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë”, thekson mes tjerash Mickovski në reagimin e tij në rrjetet sociale.  
 
Ndërsa një dit më parë me rastin e 40 vjetorit të REK Manastir, kryemisnistri Kovaçevski ka dekalruar se vendet e punës për të gjith të punësuarit në REK Manastir janë të sigurta. 
 
Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do ta humb vendin e punës
 
“Mos i dëgjoni ata që thonë se dikush do ta mbll REK Manastir. Se punëtorët do të mbeten pa punë. Anjë punëtorë nuk do të mbetet pa punë, por REK Manastir do të modernizohet.”, tha kryeminsitri Dimitar Kovaçevski.
 
REK Manastir, në të ardhmen duhet të punojë me derivateve ekologjike, me burime të reja të energjisë ku do të punojnë jo vetëm të punësuarit aktual por edhe inzhinjer të ri thot kryemisnitri Kovaçevski. 
 
NAIM SINANI