Ekonomi
Qeveria: Dimrit do të ketë rrymë për të gjithë
06.11.2022 14:42
Në 16 ditët e fundit të tetorit janë prodhuar gjithsej 199.830 megavat orë të energjisë elektirke.....

Në 16 ditët e fundit të tetorit janë prodhuar gjithsej 199.830 megavat orë të energjisë elektirke. Në të njëjtën periudhë janë shitur edhe 600 megavat orë të energjisë elektrike si tepricë, thotë këshilltari për energjetikë në kabientin e kryeministrit, Viktor Andonov. Sipas tij, me këtë plan janë mbuluar nevojat e amvisërisë dhe të konsumatorëve të vegjël. Autoritetet qetësojnë me lajmin se është siguar energji elektrike për të gjithë gjatë stinës së dimrit.
“Janë arritur nevojat e konsumit të energjisë elektrike për 100% për amvisëritë dhe konsumatorët, pra sipas premtimeve qeveritare. Qytetarët të rrinë të qetë. Mjetet financiare janë sigururar, energji do të ketë për të gjithë këtë dimër. Vazhdimisht ndajmë me ju informatat relevante që kanë të bëjnë me krizën energjetike. Gjendja në tërë Evropën është komplekse dhe secili shtet i kërkon zgjidhjet më optimale. Pozicionet tona janë të qarta. Punojmë në rritjen e prodhimit vendor dhe i vemë në dispozicion të gjitha kapacitetet energjetike shtetërore.”, tha Viktor Andonov, këshilltar për Energjetikë.
Nga ekzekutivi apelojnë kompanitë dhe amvisëritë që të japin përpjekje maksimale në kursim të energjisë elektrike, sepse sipas tyre, muaji tetor dha rezultatet e pritura nga kursimi i rrymës. Poashtu, njoftojnë se do të merren masa për keqprdorimin eventual të energjisë elektrike.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
