MASH-i shpallë më të mirët në shëndetësi
Sipas rezultateve nga implementimi i sistemit “Balans skor kard”, Klinika e Gastrohepatorologjisë, bazuar në përmbushjen e të gjitha kritereve, është klinika me arritje më të mirë...

Klinika punon pa borxhe, si dhe pacientët janë të kënaqur nga shërbimi në këtë klinikë, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Klinikat me arritjet më të mira janë Klinika e Gastrohepatorologjisë, në vendin e dytë është Klinika Universitare për Veshë, Hundë dhe Fyt, e treta është Klinika Universitare për Kirurgji Vaskulare, e katërta Klinika për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi” dhe e pesta Klinika e Psikiatrisë”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Prej spitaleve arritje më të mira kanë spitali i Shtipit, Gjevgjelisë, Strugës, Velesit dhe Koçanit, ndërsa prej qendrave shëndetësore veçohen qendrat shëndetësore në Vallandovë, Shkup, Berovë, Dellçevë dhe Pehçevë.
“Këto janë rezultate të cilat duhet të jenë një motiv për përmirësimin e arritjeve të objekteve shëndetësore, apo përmirësim të përgjithshëm të sistemit shëndetësor të vendit”- tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Ministria e Shëndetësisë katër herë në vit do të përgatisë listë të institucioneve më të suksesshme të shëndetit publik. Të punësuarit e klinikës që 2 vite rresht do të shpallen si më të mira, do të fitojnë 10% kompensim prej pagave minimale në afat prej 3 muajsh. (Ersan Pajaziti, TVM2)
