Maqedoni
Zëvendësimi i 20%-it me termin gjuha shqipe, Arsovski: Nevojitet debat i gjerë
06.11.2022 16:03
Për oferten e Levizjes “Besa” drejtuar liderëve të partive politike shqiptare për tu mbledhur në tryezë të përbashkët...

Për oferten e Levizjes “Besa” drejtuar liderëve të partive politike shqiptare për tu mbledhur në tryezë të përbashkët me qëllim të unifukimit të qëndrimeve për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe zëvendësim me termin gjuha shqipe, analisti politik, Petar Arsovski thotë për këtë çështje duhet debat më i gjërë. Sipas tij shteti është në proces të negociatave me BE-në dhe lufta më e madhe për shkak të ndryshimeve kushtetuese do të jetë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së e jo mes atyre shqiptare.
“Debati në këtë rast është mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, e jo mes partive shqiptare. Nëse ato palë arrijnë një marrëveshje, mendoj se do të ketë presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare ndaj palëve shqiptare që ta pranojnë atë zgjidhje dhe ta lënë çështjen e 20 përqindëshit për më tej. Edhe pse është e vështirë që të shifet një skenar ku partit shqiptare do jenë kundër përfshirjes së bullgarëve në kushtetut, sepse veç më kanë dhën pëlqimin e tyre, por mbetet për tu parë se si do të shkoj takimi i thirrur nga kryeministri Kovaçevski.”, tha Petar Arsovski, analist politik.
Nga BDI konsiderojnë se nuk është e nevojshme që çështja e 20 përqindshit të merr konotacion etnik sepse për shkak të rrugës evropiane të gjitha partitë duhet të ulen në tavolinë për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese. BDI vlerëson se për t’u harmonizuar partitë shqiptare, mjafton takimi i ditës së hënë në Kuvend.
Edhe nga ASH e kanë rezfuzuar ftesën e Lëvizjes “Besa”. Sipas tyre thonë se duhet të ketë komunikim mes partive shqiptare, por jo edhe të ulen ndaras nga partitë e tjera sepse do të krijohet alibi që të akuzohen për “Platformën e dytë të Tiranës”.
Të hënën pritet të mbahet takimi I liderëve I kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovacevski. Qëllimi i takimit do të jetë e ardhmja evropiane e vendit, por edhe vendimet që duhet të merren në periudhën e ardhshme në Kuvend me një konsensus të gjerë politik dhe social.
SANIJE DURAKU
