Maqedoni
Ngrohja në shkolla, ide inovative nga shkollat, sh. f Liria: Kemi sasi të mjaftueshme të naftës
06.11.2022 16:30
Shkollat fillore dhe të mesme në vend nga 1 dhjetori do të mund të lidhin kontratë me elektrodistribucionin...

Shkollat fillore dhe të mesme në vend nga 1 dhjetori do të mund të lidhin kontratë me elektrodistribucionin për furnizim me energji elektrike me çmim për 95 euro për megavat orë, që nënkupton furnizim me rrymë të lirë.
Por për të mësuar detaisht se si do ta tejkalojnë shkollat sezonin e dimrit dhe ngrohjen e ambientit, TVM 2 qëndroi në Shkollën Fillore Liria. Kjo shkollë disponon sistem vetanak për ngrohje me naftë dhe është e furnizuar me sasi të mjaftueshme të naftës deri në gjysëmvjetorin e parë. Risi në këtë shkollë është edhe instalimi i sistemit fotovoltaik për furnizim me energji diellore.
“Deri më tani kemi deri në fund të gjysëmvjetorit të parë në ciklin e dytë prap sjelin dhe deri më tani nuk kemi pasur problem, çdo gjë ka qenë në rregull dhe sa i përket sistemit ai është i rregulluar me senzorë në bazë të temperaturave që i kemi në hapsirat e shkollës. Ato rregullohen dhe me autoimatizëm kyçen ose fiket nxemja. Ne si shkollë jemi kyqur në proekt përmes Komunës dhe R. Kosovës dhe shkolla do të paiset me paisje fotovoltaike. Ne si shkoll jemi kyqur në fazën e dytë dhe mendoj se në kët drejtim do të mundemi si shkollë të kursejmë një sasi të madhe të energjisë elektrike.”, tha tha Teuta Idrizi, drejtoreshë në sh. f Liria.
Komuna e Çairit: Të respektohen rekomandimet për kursim
Nga Komuna e Çairit thonë se nga 10 shkollat që figurojnë në komunë pesë kanë ngrohje qendrore dhe pesë tjerat vetanake. Të gjitha bazohen në rekomandimet se si të kursehet energjia këtë vit.
“Janë të njohtuar udhëheqësia e shkollave fillore, kanë parasysh krizën energjetike dhe bazohen në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Ekonomisë për kursimin e rrymës. Deri sa e kemi kohën e ngrohtë të ketë edhe periodikisht ndërprerje të ngrohjes sepse nuk ka nevojë të harxhohet energji kur temperaturat janë konstante të mira.”, tha Fari Hiseni, zëdhënës i komunës së Çairit.
Faturat e shkollave gjatë sezonit të dimrit kanë arritur edhe vlerën prej 180 milion deanarë për një muaj, por kursimet e energjisë dhe furnizimi me çmim të lirë pritet të zbusin çmimet astronomike thonë autoritetet shkollore.
FLUTURA LATIFI
