Botë
Kliçko: Kievi mund të mbetet pa energji dhe ujë
06.11.2022 16:58
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka nuk e përjashton mundësinë që kryeqyteti ukrainas...

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka nuk e përjashton mundësinë që kryeqyteti ukrainas të mbetet pa rrymë dhe ujë, si pasojë e sulmeve shkatërruese ruse në infrastrukturën e energjisë.
Zyrtarët në Kiev, thonë se kanë filluar të planifikojnë një mundësi dikur të paimagjinueshme: një ndërprerje të plotë që do të kërkonte evakuimin e qytetit prej tre milionë banorësh.
“Ne jemi duke bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, të jemi të sinqertë, armiqtë tanë janë duke bërë gjithçka për të lënë këtë qytet pa ngrohje, rrymë dhe ujë, ashtu që të gjithë netë vdesim. Ne nuk jemi duke e përjashtuar këtë gjë, prandaj jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm për të qenë të përgatitur”, ka thënë kryetari i Kievit Klitschko.
Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 40 për qind e infrastrukturës së energjisë është “dëmtuar seriozisht” nga bombardimet ruse. Klitschko ka thënë se Kievi veçse ka nisur të sigurojë rezerva të ujit dhe ushqimeve, si dhe është duke siguruar edhe gjeneratorë elektrikë nëse duhet aktivizuar.
“Ne jemi gati për skenarë të ndryshëm, prandaj nuk do të heqim dorë”, ka thënë Klitschko.
Moska ka thënë se sulmet janë përgjigje ndaj atyre që i ka konsideruar sulme ukrainase në Krime, ndonëse Kievi ka hedhur poshtë këto pretendime.
Nga ana tjetër presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin për të rekrutuar qytetarët që janë dënuar për vrasje, grabitje, vjedhje, trafikim droge dhe krime të tjera të rënda sipas Kodit Penal të Federatës Ruse, në këmbim të nisen për në luftë.
