Maqedoni
Lista e vendeve më të sigurta, RMV në vendin e 36-të, Shqipëria 41, Kosova 71
06.11.2022 17:26
Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar listen e vendeve më të sigurta dhe më paqësore në botë....

Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar listen e vendeve më të sigurta dhe më paqësore në botë.
Në Indeksin Global të Paqes, duke filluar nga viti 2017, Maqedonia e Veriut po shënon përparime çdo vit, ndërsa këtë vit është rradhitur në vendin e 36-të. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor më së miri rangohen Sllovenia dhe Kroacia. Shqipëria është radhitur e 41-ta, derisa Kosova në vendin e 71-të.
Si vend më i sigurt në botë llogaritet Islanda, ndërsa në tre vendet e fundit në këtë listë prej 163 shteteve janë Siria, Jemeni dhe Afganistani. Kina është në vendin e 89-të, Shtetet e Bashkuara në vendin e 129-të dhe Rusia në vendin e 160-të.
