Botë

NATO: KFOR i gatshëm të ndërhyjë në rast rreziku

06.11.2022 18:21

Për situatën në veri të Kosovës ka reaguar edhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s...

Për situatën në veri të Kosovës ka reaguar edhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana. Ai tha se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë në rast se rrezikohet stabiliteti.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.”, ka thënë zyrtari i NATO-s.