Botë

Ndihma makro-financiare në Ukrainë, Zelensky diskutime me Ursula von der Leyen

06.11.2022 18:49

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli me Presidenten e Komisionit Evropian....

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të diskutuar ndihmën makro-financiare.
 
Këtë të dielë dyshja folën edhe për sanksionet e mëtejshme ndaj Iranit, i cili pranoi se ka furnizuar Rusinë me dronë.
 
“Vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të nismës së grurit për sigurinë ushqimore botërore. Diskutuam rritjen e sanksioneve dhe veprimet kundërshtuese të Iranit, i cili mbështet agresionin”, tha Zelensky.