Prokuroria për krim të organizuar votohet për shefin e ri të Prokurorisë
Në zgjedhje të drejtpërdrejta sot prokurorët publikë....

Në zgjedhje të drejtpërdrejta sot prokurorët publikë në vend do të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit .
Në votim janë katër kandidatë: Desa Paunovska Islam Abazi, të cilët vijnë nga Prokuroria e Lartë – Gostivar, Ermon Neziri nga Prokuroria e Shkupit dhe kryetarja e pezulluar e Prokurorisë Publike, Vilma Ruskovska.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, në zgjedhjet shef të prokurorise per krim dhe Korrupsion të drejtë vote kanë të gjithë prokurorët publikë në vend.
Votimi do të bëhet gjatë orarit të punës në vendvotimet në katër prokuroritë e larta publike dhe në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas listës zgjedhore, 163 prokurorë publikë në vend kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike per Krim te organizuar dhe Korupsion.
Votimi, siç shpjegoi për MIA-n, kryetari i Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski, do të jetë nga ora 8 deri në 16, pas së cilës Këshilli do të bëjë një përmbledhje publike të rezultateve.
Në listën e kandidatëve nën numër 1 është Islam Abazi, numër 2 është Ermon Neziri, numër 3 është Desa Paunovska dhe numër 4 Vilma Ruskovska.
Në shpalljen për zgjedhjen e prokurorit themelor publik PTHP NKOK janë paraqitur pesë kandidatë, por Engjëllushe Kadriu-Lleshi e ka tërhequr kandidaturën. Kjo është zgjedhja e parë e këtillë e shefit të PTHP NKOK pas ndryshimeve në Ligjin për Prokurorë Publikë, ku sipas nenit 66, prokurori themelor publik zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik pas votimit të zbatuar nga të gjithë prokurorët publikë në vend.
Këshilli pas votimit të sotëm, sipas ligjit, në afat prej shtatë ditëve duhet të mbajë seancë në të cilën do të marrë vendim për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më së shumti vota nga lista e kandidatëve të paraqitur.
Prokurori publik themelor i Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zgjidhet për një periudhë katërvjeçare nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë rizgjedhjeje.
