Takimi i liderëve, ndryshimet kushtetuese në fokusin e bisedimeve

07.11.2022 10:52

Mbahet sot takimi i liderëve i partive politike parlamentare.,,

Mbahet sot takimi i liderëve i partive politike parlamentare i thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri ka sqaruar se temë e takimit do të jetë skrining procesit që zhvillohet pas konferencës së parë ndër- qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të gjitha aspekteve kyçe që kanë të bëjnë me integrimet e vendit në BE.

Integrimi në BE nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje ekonomike ka theksuar Kovaçevski.

Partitë shqiptare BDI dhe ASH, si dhe VMRO-DPMNE e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Por kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka preferuar që temat kryesore të diskutimit të jenë kriza, inflacioni dhe varfërimi i popullatës dhe jo ndryshimet kushtetuese.

“E Majta” e Apasievit ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në takim.