Shqipëria dhe Maqedonia do të rrisin bashkëpunimin

26.01.2015 17:51

Shqipëria dhe Maqedonia do të rrisin bashkëpunimin në fushën politike për ta përafruar atë në të njëjtin nivel me atë politike, e cila konsiderohet nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovski, e shkëlqyer...

Pas takimit që ka zhvilluar në Tiranë me homologun e tij të Shqipërisë, Ditmir Bushatin, Popovski ka folur me terma konkrete se ku do të përqendrohet bashkëpunimi ekonomik në të ardhmen.

“Më vjen shumë keq që marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë nuk janë në të njëjtin niveli me ato politike, ndaj në të ardhmen do të përqendrohem që të punojmë më shumë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu veçanërisht infrastrukturën energjetike, rrugore, diskutuam për rritjen e qarkullimit tregtar dhe njerëzor, si dhe për mbulimin me 20 për qind të pikës kufitare Xhepisht-Trebisht, 24 orë, si dhe për kompletimin e gjithë infrastrukturës sa i përket Korridorit 8. Gjithashtu, sa i përket të dyja palëve, do t’i kushtojmë një rëndi të madhe ndarjes territoriale, përdorimit të gjuhës apo përfshirjen sa më të madhe në institucione. Të dyja ministritë do të jenë të përkushtuara për të forcuar bashkëpunimin ndaj nesh dhe urojmë që hyrja jonë në BE të jetë sa më e afërt”- deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popvski.

Edhe pse më tej Popovski foli për angazhimin e Maqedonisë për respektimin e komuniteteve të tjera, ministri Bushati nuk ka ngurruar që t’i kërkojë sërish homologut të tij maqedonas zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Më tej, Popovski është pritur edhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. (Luljeta Ndoka, TVM2)