Maqedoni

Treni godet për vdekje një 30 vjeçar në Maqedoni

07.11.2022 12:20

Një tren ka goditur për vdekje një imigrant i cili ishte shtrirë në hekurudhë...

Një tren ka goditur për vdekje një imigrant i cili ishte shtrirë në hekurudhë, njoftojnë nga MPB.
 
“Gjatë ditës së djeshme në orë 01:07 është paraqitur se në orën 00:15 një tren mallrash i cili po udhëtonte në relacionin Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të Miravcit, ka goditur një person i cili ishte i shtrirë në hekurudhë.
 
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për një person 30-vjeçar imigrantë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor”, njoftojnë nga MPB.