Botë

Lista Serbe ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

07.11.2022 14:07

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës kan informuar se 10 deputetë nga Lista Serbe...

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës kan informuar se 10 deputetë nga Lista Serbe kanë dorzuar dorheqje  të parevokueshme në shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës pas tensioneve në veri të vendit.

Konjufca: Bllokadat e përpjekjet për sabotim, të dirigjuara nga Vuçiqi dhe Serbia
 
“Gjithçka që po shohim këtyre ditëve të fundit, sa i përket reagimit, bllokadave, përpjekjeve për sabotim, dorëheqje e kështu me radhë, prej deputetëve dhe kryetarëve të komunave, policisë, të gjitha janë një orkestrim në të cilin dirigjent i padiskutueshëm është  Aleksander Vuçiqi dhe Serbia. Këtu s’kanë fare të bëjnë me reagim spontan të popullatës serbe në Kosovë, sepse i kemi edhe serbët e komunave të tjera dhe veprimet e tyre mund t’i krahasoni.”, tha Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës.
 
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës erdhi pas largimit nga puna të drejtorit të Policisë në veri të Mitrovicës. Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, duke mos lëshuar fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës. Nderkoh Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që nxisin dhunë. 
 
GYLTENE SINANI