Maqedoni

Prokurori, mbahen zgjedhje për shefin e ri të PNKOK

07.11.2022 14:19

Për herë të parë, 163 prokurorë në vend morëm pjesë në zgjedhjet e zbatuara për zgjedhjen e shefit...

Për herë të parë, 163 prokurorë në vend morëm pjesë në zgjedhjet e zbatuara për zgjedhjen e shefit të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Në listën e kandidatëve ishin 4 prokurorë, prokurorja e suspenduar Villma Ruskoska, Ermon Neziri nga Prokuroria themelore në Shkup, Desa Paunovska dhe Islam Abazi nga prokuroria e lartë në Gostivar. Votimi u realizua nga ora 8 deri në orën 16 në 5 njësi zgjedhore.
 
“Në përgjithsi kemi 5 njësi zgjedhore, kjo nuk është diçka e re për prokurorinë sa i përket votimit. Prokurorët kanë marrë pjesë në zgjedhje të drejtpërdrejta në zgjedhjen e antarëve të Këshillit. Në prokurorinë e lartë në Shkup votojnë 91 prokurorë nga gjithsej 163. Reagimi për mundësinë që për herë të parë të zgjidhet një shef i prokurorisë, sigurisht se është më serioze duke pasur parasysh legjitimitetin që ai shef do ta ketë. Procesi po ecë mirë.”, tha Jovan Cvetanovski, kryetar i Komisonit për Zbatimin e Zgjedhjeve.
 
Kjo është zgjedhja e parë për shef të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion që zbatohet në bazë të ndryshimeve të Ligjit për prokurorë publik, ku pas mbledhjes së rezultateve në afat prej 7 ditëve, Këshilli i prokurorëve e zgjedh kandidatin i cili ka fituar më shumë vota. Shefi i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion zgjidhet në mandate prej 4 viteve, nga radhët e prokuroëve në vend. Mandati i Shefes së PNKOK tani të suspenduar Villma Ruskovska mbaron më 15 nëntor.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI