Maqedoni

Takimi i liderëve, Gashi dhe Thaçi pro integrimeve, pa kushtëzime

07.11.2022 15:12

Para takimit të liderëve të partive politike parlamentare me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski...

Para takimit të liderëve të partive politike parlamentare me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski ku diskutohet për rrugën evropiane të vendit, si dhe për vendimet që duhet të mirren në të ardhmen me konsensus të gjërë politik dhe shoqëror u prononcuan liderë të disa partive politike.  Përkrahje për procesin eurointegrues shprehën  lideri i Alternativës Gashi dhe lideri i PDSH-së Thaçi duke potencuar se nuk është momenti për shantazh dhe kushtëzime. 
 
“Heqja e njëzet përqindshit nuk e avanson realisht statusin e gjuhës shqipe ne do të donim që të avansojë ajo por jo tash duke kushtëzuar procesin integrues mendoj se interes shtetëror edhe i shtetit por edhe i qytetarëve është që ne sa më shpejt të hapim procesin eurointegrues.”, tha lideri i Alternativës Afrim Gashi.
 
“Mendoj se ka ardhur koha që të bisedohet publikisht që identiteti i shqiptarëve të bëhet pjesë e normave juridike në shtet, e dyta mendoj se nuk është momenti për parashtrim të kushteve dhe për shantazh dhe e treta nuk duhet tu jipet armatimi në dorë kundërshtarëve të procesit integrues, a janë ata pak apo shum për mua nuk është shum me rëndësi.”, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
 
Trajanov: Bullgaria ti pranojë maqedonasit 
 
Nga Lidhja Demokratike thonë se do ti përkrahin ndryshimet kushtetuese nëse Bullgaria pranon pakicën maqedonase. 
 
“Do të kërkoj që pika e parë për të cilën duhet të bisedohet në këtë takim liderësh është që të dërgojmë mesazh të përbashkët për Bullgarinë, deri te kreu shtetëror politik në Bullgari ti njohin maqedonasit si përkatës nacionale dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat. Maqedonasit të kenë të drejtë të formojnë klube kulturore, shoqata dhe të formojnë edhe parti politike.”, tha Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike.
 
Morçanin: Nuk pres të arrihet marëveshje 
 
Ndërkohë nga  RDM thonë se nuk presin që të hënën të arrihet marrëveshje.
 
“Nuk pres që sot të arrihet marrëveshje duke i pasur parasysh deklaratat e opozitës se ata janë kundër, respektivisht kërkojnë garanca shtesë për ndryshimin e kushtetutës, por është mirë të bisedojmë së bashku sepse kjo është mënyra më e mirë që për çështje të tilla strategjike që janë me rëndësi strategjike për shtetin dhe qytetarët të ketë një konsensus të gjërë.”, tha Maja Morçanin nga RDM.
 
Në këtë takim të pranishëm janë edhe Lideri i BDI–së Ali Ahmeti dhe Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Parlamenti do të duhet të mledh shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së Kryministrit për këtë takim liderësh. 
 
FLUTURA LATIFI