Maqedoni
Institucionet shtetërore përmirësojnë trasparencën e informaconeve me karakter publik
07.11.2022 16:02
Dalëngadalë po përmirësohet transparenca e institucioneve shtetërore në dhënien e informacioneve me karakter publik...

Dalëngadalë po përmirësohet transparenca e institucioneve shtetërore në dhënien e informacioneve me karakter publik. Ky është konstatimi i përgjithshëm i autoriteteve në konferencën përfudnimtare kushtuar “Promovimit të transparencës dhe përgjegjësive në administratën e RMV-së”, e finansuar nga BE-së, në të cilën u tha se për më shumë se gjysma janë ulur ankesat për mos dhënien e informacioneve publike. Më shumë “heshtin” komunat dhe organet e ndjekjes, ndërsa dukshëm janë përmirësuar institucionet shtetërore në dhënien e informatave publike.
“Këtë vit vërejmë ulje drastike të numrit të ankesave të parashtruara që do të thotë se deri tani janë parashtruar vetëm 300 ankesa, për dallim për të njëjtën periudh vitin e kaluar ku kishim rreth 700 apo 800 ankesa për mos dhënie të informacioneve për qasje deri te informatat me karater publik.”, tha Pllamenka Bojçevska drejtoreshë e AMDQLIKP-së.
“Transparenca e qeverisë nënkupton rritjen e efikasitetit gjatë publikimit të dhënave publike. Sa më shumë institucione të publikojnë informacionet e karakterit publik aq më shumë do të ulen ankesat për mos dhënie të informatave deri tek Agjencioni andaj themi se duhet punuar ende më shumë në këtë drejtim.”, tha shefja e BE-së Marie-Madeline Kanellopolus.
Nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit thonë se ende është herët për të biseduar nëse përfaqësuesit e institucioneve kanë ose jo vullnet për ti bërë publike informacionet e tyre publike dhe për të luftuar korrupsionin, derisa atyre paraprakisht nuk u mundësohen kushte dhe mjete finasiare për ti zbatuar ligjet.
“Ne sa po dëgjuam se Prokuroria nuk ka kapacitete të mjaftueshme materiale, finansiare dhe njerëzore për të zbatuar ligjin për qasje të lirë në informacione me karatker publik. Andaj themi se kur të gjitha institucioneve do t’u krijohen kushtet e nevojshme atëherë do të mund të flasim nëse ata kanë ose jo vullnet për qasje të lirë për informacionet dhe luftën kundër korrupsionit.”, tha Vladimir Gjorgjiev, anëtar i KSHPK-së.
Autoritetet thonë se do të insistojnë për ta implementuar transaprencën më proaktive ku të gjitha institucionet vetvetiu do ti publikojnë ne ueb-faqet e tyre informacionet e karaterit publik.
REXHEP QAMILI
