Maqedoni

Pendarovski foli në prezantimin e raportit për zhvillimin njerëzor në UNDP

07.11.2022 16:25

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte nikoqir i prezantimit të Raportit të Zhvillimit Njerëzor 2021/2022...

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte nikoqir i prezantimit të Raportit të Zhvillimit Njerëzor 2021/2022 të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim me titull “Kohë të pasigurta, jetë të pasigurta, duke formësuar të ardhmen tonë në një botë në ndryshim”. Ai duke iu referuar tendencave negative që mbizotërojnë si rezultat i një sërë ndikimesh të jashtme dhe faktorëve të brendshëm, theksoi se raporti i UNDP-së ruan pikat kritike në të cilat duhet të përqëndrohemi për të kompensuar vitet e humbura dhe për të arritur një nivel më i lartë zhvillimi, gjegjësisht që mund të jetë një tregues në këto kohë të pasigurta.
 
“Ne jemi dëshmitarë të një historie të pasur prej dekadash të reformave të nisura dhe të papërfunduara, si dhe korrupsionit, klientelizmit dhe ekonomisë së zezë që gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet. Pothuajse çdo qeveri që nga pavarësia e deri më sot ka trashëguar apo ka lënë dobësi sistemike të grumbulluara. Për të arritur qëllimin për një nivel më të lartë të zhvillimit njerëzor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë nevojiten tri gjëra: së pari përballja me realitetin, së dyti shqyrtimi i zgjidhjes dhe e treta dhe më e rëndësishmja, vullneti politik, për të bërë ndryshimet e nevojshme. Indeksi i UNDP-së na ballafaqon me realitetin, dokumentet strategjike të zhvillimit na japin zgjidhjet, negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian nënkuptojnë një motiv shtesë për reforma thelbësore.”, tha presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.
 
Me këtë rast mbajti fjalim edhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.
 
“Është e nevojshme të avancohet politika për të ndihmuar grupet e rrezikuara, si dhe inovacione në forma të ndryshme për të përcaktuar zhvillimin dhe përballimin e sfidave.”, tha përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.
 
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, bazuar në të dhënat e mbledhura nga Raporti i Zhvillimit Njerëzor, sugjeron ndihmën e njerëzve me investime, sigurime dhe inovacion.
 
VLORA lATIFI TOPOJAI