Maqedoni
Sofje, Osmani në takim të ministrat e jashtëm të CEI
07.11.2022 16:52
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Iniciativës së Evropës Qendrore...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), nikoqir i së cilës këtë vit është Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, në kuadër të kryesimit bullgar me Iniciativën. Në fokusi të diskutimeve siç njoftojnë nga MPJ ka qenë gjetja e mënyrave për ta ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën, marrja e masave rajonale për rritjen e lidhjes dhe stabilizimit të proceseve për ofrimin e ndihmës së nevojshme, vazhdimin e integrimit evropian të vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare të CEI-it dhe pjesës tjetër të aktorëve globalë. Në fjalimin e tij të pranishmëve, Osmani theksoi se për momentin është më e nevojshme të përcaktohen masa konkrete shtesë, përmes të cilave vendet anëtare të CEI-t dhe organizata mund ta ndihmojnë Ukrainën.
Ministri Osmani pritet të takohet me homologun e tij bullgar Milkov me kryeministrin Donev dhe liderët e grupeve parlamentare.
“Qëllimi është ruajtja dhe ngritja e atmosferës konstruktive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke parandaluar përpjekjet për të rrëmbyer axhendën e atyre që nuk dëshirojnë të përmirësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona mike. Natyrisht, ditën e nesërme do të ngre edhe çështjen e hapjes së qendrës kulturore maqedonase në Blaoevgrad, në funksion të promovimit të ndërsjellë të kulturës në të dy vendet.”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Kjo është rruga e duhur që ne duhet të ndjekim përmes mekanizmave institucionalë për të ndërtuar besimin mes dy shteteve dhe dy shteteve të përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në kuadër të BE-së theksoi Osmani.
NAIM RAMADANI
