Maqedoni
Dibër, Boçvarski inspekton punimet e banesave sociale
07.11.2022 17:20
Ministri i Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot vizitoi Komunën e Dibrës...

Ministri i Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot vizitoi Komunën e Dibrës i cili inspektoi zhvillimin e punimeve të ndërtimit të banesës sociale, për të cilën qeveria investon 66 milion denarë ku pritet të ndërtohen 47 banesa për raste sociale. Boçvarski tha se në qytetin e Dibrës do të ndërtojme edhe dy rrugë lokale.
“Qeveria është maksimalisht e fokusuar në zgjidhjen e statusit të qytetarëve të rezikuar social të cilëve çështja e banesës akoma nuk u është zgjidhur.”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
“Ne si qeveri jemi te angazhuar për tu dalë në ndihmë kategorisë sociale bashkarisht kemi proekte tjera, proekti për rrugë lokale që janë prioritet për komunen e Dibrës.”, tha Bekim Rexhepi, zëvendës Ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
“Ndërtimi i 47 banesave në këtë ndërtesë kolektive do të kryen një punë të madhe për familjet në këtë drejtim do të ndërtojmë edhe dy rrugë lokale.”, tha kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka.
Kjo godinë do të vihet në përdorim familjeve sociale në vitin e ardhshëm gjatë muajit gusht.
ATLI DEMA
