Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, Islam Abazi fiton zgjedhjet për shef në PNKOK

07.11.2022 17:46

Prokurori Islam Abazi nga Prokuroria e lartë në Gostivar, fitoi në zgjedhjet për shef të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion....

Prokurori Islam Abazi nga Prokuroria e lartë në Gostivar, fitoi në zgjedhjet për shef të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prej 160 prokurorëve që patën mundësinë të votojnë, Abazi mori 66 vota ndërsa Ermon Nesiri 64. Në garë ishte edhe prokurorja e suspenduar Villma Ruskoska dhe Desa Paunovska. Vërejtje për procesin e votimit nuk ka.

“Islam Abazi, prokuror publik në Prokurorinë e lartë në Gostivar nga të gjitha njësit zgjedhore ka marrë 66 vota, Ermon Neziri, prokurorë në Prokurorinë themelore në Shkup ka marrë gjithsej 64 vota, Desa Paunovska ka marrrë 10 vota ndërsa Villma Ruskoska 14 vota. Në bazë të kësaj Komsioni për zgjedhje mund të konstatojë se më shumë vota ka marrë Islam Abazi  dhe në afat prej 7 ditëve do të emërohet nëse nuk ka ankesa nga kandidatët dhe votuesit.”, tha Ivan Cvetanovski, kryetar i Komisionit Zgjedhor.
 
Pas shpalljes së rezultateve, Këshilli i Prokurorëve në afat prej 7 ditëve duhet të emëroj prokurorin e ri. Kjo është hera e parë që shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion zgjidhet në bëzë të ndryshimeve të fundit të Ligjit për prokurorë publik, ku të drejtën e zgjedhjes e kanë të gjithë prokurorët në vedn, ndëra Këshilli bën vetëm emërimin.
Paraprakisht prokurorja e supsenduar Ruskoska, tha se i beson këti procesi të zgjedhjes dhe se do ta pranonte edhe nëse nuk do ta fitonte pozitën e deritanishme.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI