Maqedoni
Shtesat e personave me aftësi të kufizuar, “Ndryshojmë”: Të barazohen me rrogën mesatare
07.11.2022 18:05
Shtesat për personat me aftsi të kufizuar të barazohet me rrogën mesatare dhe të ket rritje prej 35 përiqnd kërkojnë nga kualicioni “Ndryshojmë”...

Shtesat për personat me aftsi të kufizuar të barazohet me rrogën mesatare dhe të ket rritje prej 35 përiqnd kërkojnë nga kualicioni “Ndryshojmë”. Momentalisht personat e rritur me aftësi të kufizuar marrin shtesa prej 7, 200 denarë ndërsa për fëmijë 5,500 denarë. Bisedimet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale vazhdojnë për një kohë të gjat për të gjetur zgjidhje përfundimtare.
“A do të jetë 35 apo 25 përqind ne nuk e dimë por që ne po kërkojm të zgjidhim problemin ekonomik të personave me aftësi të kufizuar një her e përgjithmonë.”, tha Suaret Alishan nga kualicione “Ndryshojmë”.
Çdo gjë që është në kuadër të ligjit do të pranohet, bisedimet do të vazhdojnë edhe më tej dhe zgjidhje do të ketë thonë nga ministria e punës dhe politikës sociale
“Nuk janë të harruar kjo kategori e njerëzve sepse me vet zgjidhjen ligjore që është në procedurë parlamentare që ka të bëjë me ndihmën financiare e që do të thotë se kjo kategori e njerëzve në 3 muajt e ardhëshëm do të marrin nga 3 mij denarë shtesë.”, tha Enver Husein, Zv/ministër në MPPS.
Nga kualicioni “Ndryshojmë” thonë se janë të vetëdijshëm për gjendjen aktuale ekonomike dhe energjetike por që bisedimet duhet të vazhdojnë pasi që është e nevojshme të gjendet zgjidhje për këtë kategori të njerëzve.
GAZMEND REXHEPI
