Tiranë, protestë për shkak të çmimit të lartë të naftës

26.01.2015 18:16

Në orën 11.00, në Shqipëri, mijëra drejtues automjetesh kanë fikur për 5 minuta makinat, duke zbatuar thirrjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha, në shenjë proteste ndaj çmimit të lartë të naftës...

Një pjesë e madhe i janë përgjigjur thirrjes së kryedemokratit, por një pjesë tjetër i janë përgjigjur me kundërprotesta fikjes së makinave, pasi janë bllokuar në rrugët kryesore të Shqipërisë. Basha paralajmëroi se ky është vetëm hapi i parë i protestave popullore, ndërsa Berisha e cilësoi si një paralizim të kryeministrit Rama aktin e sotëm të qytetarëve.

Fikja e makinave ka shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor dhe pakënaqësi tek një pjesë e madhe e drejtuesve të mjeteve, kryesisht të atyre që kanë pasur punë urgjente. (Luljeta Ndoka, TVM2)