Botë

Greenfield viziton Tiranën, Rama: Ka mbajtur premtimin e dhënë

07.11.2022 18:45

Vizitën në Shqipëri të anëtares e kabinetit Biden, ambasadore e përhershme në OKB...

Vizitën në Shqipëri të anëtares e kabinetit Biden, ambasadore e përhershme në OKB, kryeministri Edi Rama e quan një premtim të mbajtur dhënë prej saj kur u takuan në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.
 
“Jetojmë në një kohë kur premtimet bëhen, po nuk mbahen, kështu që mbajtja e premtimeve është gjë e madhe. Ju jeni anëtarja e parë e kabinetit që vini këtu pas disa kohësh që nuk kishim pasur një mik të këtij niveli dhe e vlerësoj shumë këtë.”, tha kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama.
 
Greenfield: Vlerësoj bashkëpunimin me Qeverinë 
 
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.
 
“Mora një angazhim personal që të vija në Shqipëri sepse ju keni qenë një partner i jashtëzakonshëm i yni. Unë kam pasur përvojën që të punoj në Këshillin e Sigurimit me ambasadorin Hoxha. Zëri juaj në këshill ka qenë tejet i fortë, tejet i respektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi dhe kjo ka qenë një nga marrëdhëniet më të rëndësishëm që kam pasur mes 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit.”, tha Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
 
Duke përcjellë mbështetin e popullit amerikan ndaj Shqipërisë, zyrtarja e lartë amerikane mes batutave preku edhe krizën energjetike që ka mbërthyer globin.
 
“Na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell.  Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi për ju. E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem.”, tha Greenfield.
 
Takimin e parë zyrtar në Tiranë, Linda Thomas-Greenfield e pati me Presidentin Begaj i cili tha se u ndje i vlerësuar kur Shtetet e Bashkuara e shikojnë Shqipërinë si një pikë të rëndësishme referimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizita e saj vjen në përvjetorin e 100-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri
 
LULJETA NDOKAJ