Maqedoni

U anulua gjykimi për rastin në spitalin modular në Tetovë

08.11.2022 13:02

Për të tretën herë është anuluar gjykimi për të akuzuarit në rastin e spitalit modular të Tetovës...

Për të tretën herë është anuluar gjykimi për të akuzuarit në rastin e spitalit modular të Tetovës, ku si pasojë e zjarrit mbeten të vdekur 14 persona. Anulimi erdhi pasi i akuzuari, Bonan Vuçeski, nuk kishte avokat mbrojtës. Sipas Gjykatës Themelore të Tetovë, gjykimi pritet të nisë më 7 dhjetor. Ndërsa nga tre të akuzuarit, dy të akuzuarit, Artan Etemi dhe Bonan Vuçeski, nuk u prononcuan para mediave. Ish drejtori i Spitalin Klinik në Tetovë, Florin Besimi, në cilësinë e të akuzuari tha se dëshiron sa më shpejt të nisë ky proces me qëllim që, sipas tij, të dëshmojë pafajin e tij në rastin tragjik.
 
“Dëshira ime e vetme është që ky proces të fillojë sa më shpejt, që të më jepet mundësia që të dëshmoj pafajësinë time në procesin gjyqësor dhe për atë të njoftohet edhe opinioni publik. Për mua është shumë e rëndësishme që të filloje procesi dhe unë ta dëshmoj pafajësinë time në rastin tragjik.”,- tha ish drejtor në Spitalin Klinik të Tetovës, Florin Besimi.
 
Gjykimi erdhi pasi Prokuroria më 27 korrik kishte dorëzuar aktakuzë nga Gjykata Themelore e Tetovës. Prokuroria zhvilloi një hetim për dhjetë muaj në të cilin u bënë analiza dhe ekspertiza nga Ministria e Brendshme, Fakulteti i Teknologjisë, një inxhinier elektroteknik dhe ekspertë e hetues të Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë. Në tetor 2021, pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në objektin modular është shkaktuar nga një kabllo përçues, në të cilin janë vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër. 

VISAR SADIKI