Operacioni historik anti drogë “Albania” në Uruguaj, sekuestrohen 444 kg kokainë, me vlerë 15 mln dollarë

08.11.2022 14:21

Policia e Urugajit ka sekuestruar 444 kilogramë kokainë

Policia e Urugajit ka sekuestruar 444 kilogramë kokainë në kuadër të mega operacionit anti drogë të koduar “Albania”.

Për pasojë kanë rënë në pranga tre persona 20, 24 dhe 36 vjeç.

Nuk dihet ende nëse  të arrestuarit janë shqiptare dhe se pse autoritetet e Uruguajit i kanë venë operacionit emërtimin “Albania”.

Sipas Prokurorisë, 20-vjeçari akuzohet për asistencë në veprimtarinë e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa dy të tjerët akuzohen për transport droge.

Sipas autoriteteve të Uruguajit kokaina e sekuestruar llogaritet të ketë një vlerë prej 7 milionë dollarësh nëse do të shitej në vend, ndërsa nëse do të shitej në tregun Evropian, vlera e drogës do të kapte vlerën e 15 milionë dollarëve.

Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó, tha se sasia e kokainës është  një sekuestrim rekord për departamentin dhe e cilësoi operacionin  historike.