Kurti pret në takim liderët opozitarë, biseduan për situatën në veri
Kryemisnitri i Kosovës, Alnin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Alnin Kurti ka thirrur në takim tre liderët opozitar, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas takimit kryemisnitri Kurti tha se i ka informuar liderët opozitarë me zhvillimet e fundit, pas largimit të serbëve nga institucionet e pjesës veriore të Kosovës.
“Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Përshtypja ime është se krerët opouzitarë janë më shumw të pa kënaqur se sa Kryeminsitër i Kosovës mospajtues” – tha Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti.
Liderët opozitarë theksuan mungesën e koordinimit të qeverisë me aleatët kresorë të Kosovës.
“Unë nuk mund të them me siguri se çka duhet të bëjë qeveria për ta sjellur normalitetin. Mendoj se e kemi një situate të re e cila ka mundur të shmanget. Papjekuria në veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës, duket se ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget” – u shpreh Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar për vakumin institucioonal, gjyqësorë dhe juridik në very të vendit, si dhe nuk pamë ndonjë lëvizje ose gadishmëri për koordinim të plotë me aleatët tanë nbdërkombëtarë” – deklaroi Kryetari i LDK-së.
Me arsyetimin për mungesë të qeverisë me faktorin ndërkombëtarë nga takimi u largu brenda 20 minutash edhe lideri i AAK-së Haradinaj. Por kryeminsitri Albin Kurti i mohoi pretendimet e tilla.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfar prishjesh të raporteve, siç e kam thënë edhe dje në konferencë për medie nga qeveria koordinimi komunikimi kontaktet me kuiontin BE-në SHBA-të NATO-n, Kforin dhe Eulexin, janë të vazhdueshme, ndodhin nga disa here në ditë, anadaj nuk është e vërtetë se ka kurrfar cënimi të raporteve përkundrazi ka dendësi të komunikimit e të bashkërendimit” – theksoi Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti..
Takimi erdhi pasi në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi Kuvendin, Qeverinë, pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin. (Gyltene Sinani, TVM2)
