QMK: Rritet rreziku nga prania e qenve endacakë

08.11.2022 15:49

Rreziku nga prania e qenve endacakë në vendin tonë vazhdon të jetë problem i madh për qytetarët....

Rreziku nga prania e qenve endacakë në vendin tonë vazhdon të jetë problem i madh për qytetarët. Rastet që vazhdimisht raportohen në polici janë në rritje. Kryetari i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov, informon se është vërejtur një trend i rritjes së sulmeve nga qentë endacak. Sipas raporteve të mbështetura nga MPB në vitin 2020 ka pasur 1062 sulme nga qen endacak ndaj njerëzve, në vitin 2021 ka pasur 1351 paraqitje të rasteve, kurse në fund të tetorit kishte 1283 raste. Ose gjithsej 3.660 sulme gjatë tre viteve të fundit.
 
“Që të jetë situatë më serioze, nga këto sulme ndaj njerëzve 498 janë fëmijë. Nëse kësaj i shtojmë se ka një numër të caktuar sulmesh që nuk i kemi në sistem, atëherë situata është edhe më alarmante. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që nëse sulmohen nga ndonjë qen endacak të lajmërojnë sulmin në numrin 112, nga Ministria e Brendshme, do të merren të gjitha masat e duhura dhe në këtë mënyrë do të vendosim një kontroll më objektiv mbi numrin e sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve në të gjithë territorin e shtetit.”,- deklaroi kryetari i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov.
 
Angellov shtoi se strategjia në të cilën duhet të punohet në mënyrë organizative është sterilizimi masiv i qenve endacak.

SEDAT SELIMI