Takimi i liderëve, Selmani: Takimi element shpresëdhënës
Takimi i lidereve, një ditë më parë....

Takimi i lidereve, një ditë më parë, nuk solli asnjë zgjidhje për çështjet kryesore për të cilat ishte thirrë veç nxorri në sipërfaqe ndasitë e thella politike.
Gjithsesi dialogu politik dhe tryezat brenda institucioneve janë një qasje e shëndetshme demokratike dhe një hap i mbarë për të dikutuar problemet dhe për të ofruar zgjidhje për qytetarët dhe shtetin thotë mes tjerash profesori universitar Bashkim Selmani.
“Mënyra e vetë organizimit të tryezës është një element shpresëdhënës nga e cila qytetarët prisnin atë që është në interesin e përgjithshëm publik. Fatkeqësisht, të gjitha partitë politike janë më të interesuara për mënyrën funskionale dhe pozitën e tyre se sa për daljen nga një situatë e cila është emergjente për shtetin në përgjithësi.” - tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Zgjedhjet nuk jane zgjidhje, siç pretendon VMRO DPMNE, thotë Selmani. Sipas tij, zgjedhjet janë shpensime të panevojshme në kohë krize, ndërsa pengimi i integrimit të vendit në BE është dëm i gjithanshëm.
“Dhe çka do të zgjidhje në zgjedhje kur dihet se çdo afat i prolongimit të kohor nënkupton edhe dështimin akoma më të rëndë të vetë pozicionit të Maqedonisë së Veriut në nivelin ndërkombëtar. Pra e gjithë kjo për ne si qytetarë është shqetësuese pasi mosujdia ose mosunifikimi i interesit të përgjithshëm për anëtarësim në BE i shton vuajtjet e qytetarëve.” - u shpreh profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani: Partitë shqiptare po sakrifikojnë vazhdimisht
Në gjithë procesin eurointegrues më shumë kanë sakrifikaur partitë shqiptare, thotë Selmani. Sipas tij, subjektet shqiptare duhet të jenë të unifikuar që në sinkron me procesin integrues të mbrojnë interesin e votuesit shqiptar.
“Pala shqiptare nuk ka një qëndrim të unifikuar, që do të mbronte interesin e përbashkët të shqiptarëve. Sepse ne nuk morrëm mësim, përkatësisht partitë politike shqiptare, të cilat janë të thirrura që të mbrojnë votën e qytetarëve shqiptarë, kjo u dëshmua edhe me aderimin në NATO kur gjuha zyrtare mbet maqedone dhe faktikisht komunikimi i shqiptarëve me NATO-n është vem në gjuhën maqedone.” - deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.
Takimi i lidëreve, i një dite më parë, nuk siguroi unitet për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociatave aderuese në BE. Gjithsesi, kjo dakordësi pritet të arrihet deri në përfundimin e procesit të skriningut në fund të vitit 2023. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
