Maqedoni

Fyerje në mbledhjen e Qytetit të Shkupit, Arsovska e quajti Sllaveskin Hitler, despot e tiran

08.11.2022 16:55

Sërish tensione, fyerje dhe zënka mes kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit...

Sërish tensione, fyerje dhe zënka mes kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski dhe kryetares Danela Arsovska në seancën e sotme të 19-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Kreu i Këshillit, Sllavevski, ia hoqi të drejtën e fjalës kryetares së Qytetit Danella Arsovska, për shkak të siç tha, të sjelljeve të pahijshme dhe ofendimeve ndaj kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Arsovska në përpjekje për të marrë fjalë  nga foltorja me mikrofon celular, duke mos i respektuar udhëzimet e kryesuesit të Këshillit,  Sllavevskin e quajti  despot, tiran dhe Hitler.
 
“Këtu, ky mikrofon është në dispozicionin tuaj. E ke edhe një karrige shumë më komode se atje pas ku po uleni në ato bangat.”, tha Trajko Sllavevski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.
 
“Zoti Hitler, nuk mendoj se ju takon të bëni këtë cirk në këtë Këshill. Ju me sjelljet tuaja dëmtoni drejtpërdrejtë qytetin. Kapaciteti  dhe integriteti juaj është i barabartë me zero. Kemi të drejtë të shprehemi në çdo mënyrë. Unë kam të drejtë t'u përgjigjem pyetjeve. Nuk keni të drejtë t'ia hiqni fjalën kryetarit. Këto nuk janë pengesa. E vetmja sjellje e keqe në këtë sallë është e jotja. Është për të ardhur keq që përfunduat karrierën tuaj si despot dhe tiran.”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
 
Sllaveski e ndërpreu seancën, pyetjet e këshillarëve, Sllaveski informon se ia ka hequr të drejtën e fjalës kryetares Arsovska, për shkak, siç tha, “të sjelljes së keqe në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe ofendimeve ndaj kryesuesit të seancës.”.
 
GAZMEND REXHEPI