Maqedoni

Zhan Mitrev: Hemofiltrimi ka shpëtuar jetë njerëzish

08.11.2022 17:17

Klinika “Zhan Mitrev” nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë...

Klinika “Zhan Mitrev” nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë thotë kardiologu njëherit edhe pronar i kësaj klinike Zhan Mitrev. Sipas tij nga Drejtoria e të Hyrave Publike ashtu edhe nga ekspertët e pavarur kanë konstatuar se çdo depozitë e marrë, që ka mbetur i pa shfrytëzuar, deri në një denar u është kthyer pacientëve.
 
Ai njerit thekson se procesi i hemofiltrimit ka shpëtuar jetë njerëzish. Këtë e vërteton edhe vdekshmëria, e cila është e ulët në klinikë gjatë pandemisë, thotë Mitrev.   
 
“Unë Koronën nuk e solla këtu,u në dhe institucioni im qëndruam të parët në radhët e para dhe nga dita e parë luftuam me pacinetët me gjendje të rënduar shëndetësore. Ne treguam dhe vërtetuam me rezultate se mbijetesa në këtë institucion ishte në mënyrë drastike  më e lartë se gjithkund tjetër në shtet”, u shpreh pronar i Klinikës “Zhan Mitrev”, Zhan Mitrev.   
 
Sipas raporteve të detajuara spitalore në “Zhan Mitrev”, në Klinikë ishin të hospitalizuar  gjithsej 1738 pacientë, prej të cilëve 1296 janë shëruar. Nga pacientët që janë trajtuar në Klinikë, 294 pacientë ose 47 për qind kanë qenë të hospitalizuar më parë në objekte të tjera spitalore. 
 
Zhan Mitrev: Vazhdimisht po përhapen disa të pa vërteta       
                  
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka nisur hetimeve kundër Zhan Mitrevit, nën dyshimin se kryer vepër penale – Mashtrim. Ai dyshohet se në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare, ka mashtruar pacientët që po trajtoheshin me COVID-19 me metodën e hemofiltrimit. 
 
Vendimi i Prokurorisë për të nisur hetimet vjen pas një hulumtimi të rrjetit IRL nga Maqedonia e Veriut që ka ngre dyshime për mënyrën e hetimit të dhjetëra pacientëve në “Zhan Mitrev”. 
 
Por Mitrev thot se kjo është një maltretim që duhet të përfundojë sa më parë.       
                                   
“Unë vetëm kërkoj që ky maltretim psiqik të përfundojë sa më parë, sepse vazhdimisht në disa medi po përhapen disa të pa vërteta të cilat ndikojnë në mënyrë direkte tek unë si njeri por edhe në tër institucionin. Këtu janë të punësuar rreth 400 njerëz, profesionist të lartë të cilët e kanë rrezikuar jetën e tyre gjatë koronës, kur siç dihet shum institucione ishin të mbyllura. Ndërsa ne ishim këtu në dispozicion në çdo kohë për çdo pacient”, theksoi Mitrev.     
 
Pas akuzave ka pasur edhe pacient që kanë dalur në mbrotje të kësaj klinike duke u shprehur të kënaqur nga shërbimet shëndetësore që ofron Klinika Zhan Mitrev. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI