Shkup, alarm për bombë në dy shkolla

09.11.2022 11:06

Email me kërcënime të reja për bombë...

Sërish alarme për bomba në dy shkolla të Shkupit, përkatësisht në Gjimnazi “Josip Broz Tito” dhe shkollën “Vllado Tasevski”.

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollës dhe në rrjedh janë kontrollet antiterroriste.

“Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB.