Teatri i Kumanovës në program këtë vit ka tre shfaqe premierike

26.01.2015 18:56

Teatri Shqiptar i Kumanovës, gjatë vitit që lamë pas ka realizuar dy shfaqe premierike, ka fituar gjashtë çmime në Maqedoni, Preshevë dhe Ferizaj, si dhe ka punësuar edhe tre aktorë dhe një regjisorë....

Për vitin 2015 ky teatër në Ministrinë e Kulturës ka konkurruar me tre shfaqe. Për arritjen e sukseseve të kësaj trupe artistike mbështetje dhe kontribut të madh ka dhënë dhe jep edhe publiku kumanovar, i cili gjithnjë mbush sallën përplot me artdashës. (Nexhat Aqifi, TVM2)