Donjeck, bllokohen në një minierë 496 minatorë
26.01.2015 19:06
Separatistët pro-rusë që kontrollojnë kryeqytetin provincial Donjeck, kanë njoftuar se 496 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën e qymyrit “Zasyadko” si rezultat e një avarie me rrymë...

Një lajm i publikuar mbrëmë ka bërë me dije se 110 minatorë kanë arritur të dalin në sipërfaqe. Por, nuk ka llogaritje të sakta se edhe sa minatorë gjenden nën tokë.
Rebelët, të cilët i kanë nën kontroll pjesë të mëdha në krahinat Donjeck dhe Luhansk, në mënyrë të vazhdueshme i kanë kritikuar autoritetet ukrainase për granatimet në zonën e konfliktit ku deri më tani janë vrarë më shumë se 5 mijë persona.
Autoritetet ukrainase në anën tjetër i akuzojnë separatistët që e kanë mbështetjen e Moskës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
