Maqedoni

Zgjedhja e Abazit, Ivanovska: Të luftojë të dëshmojë integritetin

09.11.2022 17:28

Pas qarkullimit në opinion të fotografive të shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ismal Abazi...

Pas qarkullimit në opinion të fotografive të shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ismal Abazi, me anëtarë të BDI-së, kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë se qarkullimi fotografive të tilla në opinion lë hapësirë të besohet se në përzgjedhjen e tij  “ka ekzistuar ndonjë ndikim". 
 
“Nëse ai është njeri me integritet, mund të luftojë dhe të dëshmojë se është ai që do ta rregullojë Prokurorinë. Në të vërtetë duhet t’i japim hapësirë njeriut, por pasqyra deri më tani nuk është e volitshme. Ai duhet të investojë shumë më tepër energji në mënyrë që të dëshmojë se ka integritet dhe ka energji të luftojë me korrupsionin.”,- tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Bilajan Ivanova.
 
Zgjedhja e prokurorit të PNKOK-ut, Tupançevski: Do t’i bëjmë kriteret më rigoroze
 
Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, thotë se duhet pritur nëse hipotezat për ndikime të tilla janë të sakta. Gjithsesi theksoi se Ligji ka mangësi  dhe paralajmëroi ndryshime dhe kritere më rigoroze për zgjedhjen e shefit të PNKOK-ut.
 
“Koha do të jetë faktori që do të tregojë se nëse me të vërtetë këto hipoteza dhe supozime që po plasohen pas zgjedhjes së tij , kanë bazë reale. Komunikimi nuk mund të shkëputet ,me rëndësi ky komunikim të mos keqpërdoret... Disa parametra në Ligj mbetën të padefinuara deri në fund, duhet të shtohet censusi, nëse do të ketë rreth të dytë të zgjedhjeve apo kritere të tjera plotësuese.”,- theksoi ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
 
Xhaferi: Jokorrekte të paragjykohet për foto
 
Pas zërave se BDI mund të ketë ndikuar në zgjedhjen e Abazit,  Kryetari i Kuvendit,Talat Xhaferi, tha se edhe ai e njeh shefin e ri të PKNOK-ut por kjo nuk ka asnjë lidhje me të drejtën e Abazit për tu zgjedhur aty ku plotëson kriteret profesionale. 
 
“Jemi një vend i vogël. Nëse shkojmë në kornizën se a njihemi, do të jetë e gabuar të thuhet se nuk e njohim njeriun që ishte me ne në Prokurorinë e Lartë në Gostivar. Kontestimi nuk është nëse e njohim njëri-tjetrin apo jo. Është një autoritet i veçantë, brenda autoritetit gjyqësor, prokuroria është organ i veçantë. Nëse flasim në këtë gjuhë, edhe unë ju njoh ju prej 25 vitesh e më shumë. Kjo nuk është e diskutueshme. Ju nëse zgjidheni nesër, pse duhet të keni pengesa në zgjedhje vetëm pse më njihni mua.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
 
Të hënën në konkurrencë mes 3 kandidatëve të tjerë, Islam Abazi, në zgjedhjet të drejtpërdrejta mori votat e 66 prokurorëve nga gjithsej 160 prokurorë që votuan.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI