Maqedoni

Tensione në ndeshjen Shkupi-Shkëndija, tifozët hynë në fushë, ndërhyri policia

09.11.2022 18:06

Tensione në ndeshjen Shkupi-Shkëndija në Çair që nisën në momentin kur Shkendija shënoi gol në minutë e 9 të takimit...

Tensione në ndeshjen Shkupi-Shkëndija në Çair që nisën në momentin kur Shkëndija shënoi gol në minutë e 9 të takimit, ndërsa tifozët vendas “Shvercerat” u futën në fushë. 

Policia ndërhyri për të qetësuar situatën, por qetësimi i gjendjes rezultoi mision i vështirë. Ndeshja u anulua. 
 
FFM i jep fitoren Shkëndijës, supsendon stadiumin e Shkupit
 
Pas tensioneve, Komisioni i Garave të FFM-së në një seancë të jashtëzakonshme mori vendim që zyrtarisht të regjistrojë rezultatin 3:0 në favor të ekipit tetovar, Shkëndija. 
 
“Fusha e Shkupit, stadiumi në Çair është pezulluar për zhvillimin e ndeshjeve të ligës dhe kupës. KF Shkupi i dorëzohet Komisionit Disiplinor të FFM-së. FC Shkupi duhet të regjistrojë një fushë për të luajtur ndeshjet nikoqire të paktën 100 kilometra larg stadiumit Çair në Shkup.”, përfundon njoftimi nga FFM. 
 
Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës ishte ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë.