Maqedoni
Mickoski: Zgjedhje të parakohshme të mos zgjasim agoninë
09.11.2022 18:27
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përshëndetur vendimin qeveritar për të pranuar...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përshëndetur vendimin qeveritar për të pranuar, siç tha, 2 nga tre kërkesat e VMRO-DPMNE-së për përballje me krizën energjetike, megjithëse masa në përgjithësi i cilëson të vonuara. Por, ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se nëse mbetet kjo Qeveri, situata do të përkeqësohet.
“Çdo zgjidhje tjetër nënkupton zgjatjen e agonisë, sepse çdo zgjidhje tjetër do të thotë se nuk kemi plan, do të thotë më shumë krim, më shumë korrupsion, shëndetësi më të dobët, katastrofë më e madhe në arsim, ekonomi më e dobët, inflacion më i lartë.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Shumica nuk i ka 80 deputetët që i duhen
Thotë se qeveria nuk ka shumicë as për ndryshimet kushtetuese.
“Është e qartë se nuk ka shumicë prej 80 deputetësh… nuk është koha e Prespës… politika e ndryshimit me forcë të Kushtetutës dhe Preambulës po dështon.”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kreu i opozitës përkujtoi se 5 muajt e përmendur si kohë nga kryeparlamentari për ndryshimin e Kushtetutës do të thotë humbje shtesë e kohës në të cilën duhet t’u përkushtohemi reformave.
FITIM KRYEZIU
