Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Biden i kënaqur me rezultatin

10.11.2022 11:42

I kënaqur me rezultatin e mesmandatit në SHBA....

I kënaqur me rezultatin e mesmandatit në SHBA, presidenti Joe Biden festoi atë që ai tha se ishte suksesi i partisë së tij në mbrojtjen nga një "valë e kuqe" republikane.

"Kjo nuk ndodhi," tha 79-vjeçari Biden në fjalimin e tij të parë që nga mbyllja e qendrave të votimit.

"Ishte një ditë e mirë, mendoj, për demokracinë" - tha Biden.

Republikanët dukej se do të fitonin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por dolën me një fitore shumë më të vogël nga sa kishin shpresuar – dhe nga ajo që parashikonin anketuesit.

Nëse parashikimet aktuale dalin të vërteta, zgjedhjet e mesmandatit të së martës mund të shënojnë performancën më të mirë nga një president në detyrë në dy dekada.

Donald Trump, ish-president i SHBA-së, i cili kishte vënë bast për një fitore të madhe të republikanëve për të shpallur ofertën e tij për rizgjedhje, iu desh të pranonte të mërkurën se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ishin "disi zhgënjyese".

Në Senat, demokratët fituan një vend shumë të kontestuar, në Pensilvani, duke e marrë atë pas garës më të shtrenjtë të Senatit në historinë e SHBA-së.

Përbërja përfundimtare e Kongresit tani varet në tri ulëse në Senat: Arizona dhe Nevada, ku numërimi i votave mund të zgjasë disa ditë të tjera, dhe Gjeorgjia, ku balotazhi është planifikuar për më 6 dhjetor.