Pritjet e gjata për mamografi, Sali: Nga janari nuk do të ketë pritje
10.11.2022 12:53
Nëse dëshironi të bëni mamografi....

Nëse dëshironi të bëni mamografi në kryeqendër në të gjitha institucionet shëndetësore, nuk ka termine në tre muajt e ardhshëm. Në mungesë të termineve, nëpërmjet sistemit “Termini im”, gratë që dyshojnë apo kanë simptoma janë të detyruara që mamogafinë ta kryejnë në klinikat private. Kjo është pasojë e investimit jo-racional prej më shumë se një dekadë në pajisje dhe shërbime shëndetësore, thotë ministri i shëndetësisë Bekim Sali.
“Këtë tregim do ta kemi deri në fund të vitit. Nga janari nuk do të flasim më nëse mamografi ka në Negotinë, nëse do të bëhet incizim në Strugë, nëse do të mund të marrin shërbime në Shtip e kështu me radhë. Është nënshkruar marrëveshja me kryerësit e instalimit të pajisjeve moderne në të paktën 12 institucione shëndetësore, duke filluar nga momografia, aparate digjitale për rengen, angiografi, apo tomokrafi kompjuterike. Jemi në pritje të realizimit po punohet në të gjitha institucionet shëndetësore ku do të ketë shpërndarje të pajisjeve.”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Përveç instalimit të pajisjeve kompanitë kanë për obligim edhe trajnimin e kuadrit për përdorimin e tyre, tha Sali.
Ai sqaroi se shpërndarja e pajisjeve bëhet në bazë të kuadrit për të ofruar një shërbim të caktuar. Ministri njëherit theksoi se kohë pas kohe përballemi edhe me defekte të pajisjes së vjetruar, e cila për shkak të vjetërsisë nuk mund të servisohet në kohë. Kjo shkakton pritje të gjata prej dy deri në tre muaj të pacientëve që kanë caktuar termine. (Gyltene Sinani, TVM2)
