Maqedoni

Në Sh. F. “Vasill Gllavivov” u mbajtën ushtrime për evakuimin e nxënësve në raste fatkeqësie natyrore

10.11.2022 16:04

840 nxënës nga Shkolla Fillore “Vasill Gllavinov” ndoqën ushtrim taktik - simulim të tërmetit dhe zjarrit brenda ambienteve shkollore....

840 nxënës nga Shkolla Fillore “Vasill Gllavinov” ndoqën ushtrim taktik - simulim të tërmetit dhe zjarrit brenda ambienteve shkollore. Qëllimi i ushtrimit për mbrojtje dhe shpëtim është që të aftësojë stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit për evakuimin e sigurt në rast të fatkeqësive natyrore. 
 
“Ky lloj ushtrimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne,  sepse nxënësit marrin përvojë dhe dinë si të gjinden në fatkeqësi të ndryshme që mund të na ndodhin kur nuk i presim. Ky ushtrim do të na ndihmojë shumë dhe mendoj dhe vlerësoj se kjo do të jetë shumë efektive jo vetëm për nxënësit por edhe për punonjësit për të gjithë ne.”,- tha drejtoresha e Sh. F. “Vasill Gllavinov”, Elita Demiri.
 
Përfaqësues të Shoqatës së Zjarrfikësve, Kryqit të Kuq dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim u angazhuan që përmes ushtrimeve të sqarojnë për së afërmi mënyrat e evakuimit nga objekti shkollor. 
 
“Arsimtari është udhërrëfyesi në këtë rast kemi stimulim tërmeti, arsimtari është ai i cili mundohet që të mbajë klasën të qetë është i detyruar të bëjë evakuimin e sigurt, varësisht tabelave udhëzuese dhe t’i nxjerr nxënësit deri në pikën e evakuimit.”,- u shpreh Argjend Çilafi nga Kryqi i Kuq.
 
“Ma merr mendja se në të ardhmen nuk do të ketë probleme për shkak se i dinë nxënësit dhe arsimtarët procesin e ushtrimit gjatë evakuimeve.”,- u shpreh Artan Demiri nga Shoqata Vullnetare Bajram Miftari. 
 
Duke pasur parasysh rastet e shumta të evakuimit të nxënësve nga shkollat, shembulli i kësaj shkolle duhet ndjekur edhe nga shkolla tjera u tha me këtë rast. 
 
FLUTURA LATIFI