Maqedoni

Zënkat mes Arsovskës dhe Sllaveskit, LSDM: Cirk i orkestruar nga VMRO–DPMNE

10.11.2022 16:25

Zënkat dhe ofendimet e rënda në mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska....

Zënkat dhe ofendimet e rënda në mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe kryesuesit të mbledhjeve në Këshill, Trajko Sllaveski, sipas LSDM-së është vetëm një cirk i orkestruar nga VMRO-DPMNE-ja dhe vet Arsovska. Brenda një viti sa është duke udhëhequr me Shkupin Arsovska dhe VMRO-DPMNE-ja, qytetarët kanë pasur mundësi të shohin vetëm kaos, zënka  për tender, deponi dhe partizim të institucioneve.
 
“Është e qartë se për VMRO-DPMNE-në dhe Arsovskën mikrofoni dhe butoni për të fikur mikrofonin janë më të rëndësishëm se zhvillimi i Shkupit dhe interesat e shkupjanëve. Derisa po debatojnë për mikrofonat, por edhe për një tender prej 136 milionë eurosh, ka ndodhur që Shkupi të mbetet pa transport publik për herë të parë në historinë e saj. Nuk ka transport publik falas, as autobusë ekologjikë dhe në vend të parqeve po mbijnë deponi.”,- deklaroi koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.
 
VMRO: Në mungesë të projekteve, sjellje destruktive
 
Akuza ndaj Arsovskës kanë drejtuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilës kryetarja e qytetit në mungesë të ideve se si t'i realizojë projektet e premtuara për përmirësimin e jetës së Shkupit, vazhdon me sjelljet e saj destruktive edhe atë për disa muaj. Arsovska, sipas VMRO-DPMNE-së, me këtë sjellje Arsovska ka shkelur dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
 
“Jemi të tmerruar nga sjellja e keqe e Danela Arsovskës, e cila si kryetare e Qytetit të Shkupit në vend që të jetë shembull i sjelljes dhe menaxhimit të mirë, është shndërruar në një shembull se si një zyrtar publik nuk duhet të sillet. I bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale që të veprojë në përputhje me kompetencat e veta për shkeljen e dukshme të dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. I bëjmë thirrje Arsovskës, se nuk ka kapacitete për të menaxhuar qytetin, të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të qytetit të Shkupit.”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërsa nga ana tjetër, vet Arsovska në disa raste ka pohuar se ajo është e frenuar nga strukturat e ndryshme për të dështuar, dhe se gjatë kësaj periudhe janë realizuar shumë projekte në të mirë të shkupjanëve. 
 
FITIM KRYEZIU