Maqedoni

Kambovski për Abazin: Të respektojë ligjin, vjen koha e përgjegjësive

10.11.2022 16:51

Shefi i ri i sapozgjedhur i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit...

Shefi i ri i sapozgjedhur i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duhet të veprojë në pajtueshmëri me ligjin,pasi që ka ardhur koha e përgjegjësive të instancave më të larta të funksioneve shtetërore. Kjo ishte porosia e Akademikut, Vllado Kambovski, sipas të cilit me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të gjitha institucionet do të mbikëqyren në mënyrë serioze, nëse e kryejnë ose jo funksionin e tyre. Ai tha se nëse përcaktohet si përvojë negative zgjedhja aktuale e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion atëherë do të duhet të precizohen kriteret e zgjedhjes.
 
“Shefi i sapozgjedhur i PPTH NKOK, nuk e di si është zgjedhur, por i rekomandoj në mënyrë konsekuente ta respektojë ligjin, pasi siç e pamë në raste të mëparshme, vjen koha e përgjegjësisë jo vetëm politike, por edhe ndëshkuese, penale për shkallët gjithnjë e më të larta të ushtrimit të funksioneve shtetërore.”,- tha akademiku, Vllado Kambovski.
 
Tupançevski: Kodi i ri Penal në përfundim e sipër
 
Kambovski shtoi se është duke u përgatitur strategji e re për reforma në sistemin gjyqësor dhe të gjitha këto çështje do të përfshihen. Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, u shpreh mbi Kodin e ri Penal që është në përfundim e sipër.
 
“Besoj se kjo do të jetë një mjet i rëndësishëm për  të gjithë gjykatësit, prokurorët publik të gjitha institucionet që japin drejtësinë sa i përket përmirësimit të kornizës legjislative dhe përmirësimin e gjendjes sa i përket efikasitetit dhe efektivitetin e gjyqësorit në vendin tonë.”,- tha ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
 
Me Kodin e ri Penal njëra nga ndryshimet më të rëndësishme është se do të precizohet konfiskimit i të ardhurave kriminele ku do të tejkalohen zbrazëtirat dhe praktika e keqe në këtë drejtim. Format e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale deri tek tribunat publike,mbrojtjen e gazetarëve dhe kategorive tjera sociale që janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara. Do të ketë ndryshime edhe në Ligjin për procedurë penale.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI