Botë

Gara për senatin e barazuar, republikanët fituan dhomën e përfaqësuesve

10.11.2022 17:14

Sipas rezultateve të para jozyrtare, në zgjedhjet në SHBA, demokratët arritën një sukses më të mirë se sa pritej....

Sipas rezultateve të para jozyrtare, në zgjedhjet në SHBA, demokratët arritën një sukses më të mirë se sa pritej. Nevada, Arizona dhe Wisconsi janë vendimtare. Ka mundësi që numërimi i votave të përfundojë në dhjetor. Presidenti amerikan thotë se nuk ka plane të ndryshojë agjendën e tij pavarësisht rezultateve.
 
“Demokracia jonë është vënë në provë vitet e fundit, por me votat e tyre, populli amerikan vërtetoi edhe një herë se demokracia është ajo që jemi. Ndërsa shtypi dhe ekspertët parashikuan një valë të madhe të kuqe, kjo nuk ndodhi. Demokratët patën një natë të fortë dhe ne humbëm më pak vende në Dhomën e Përfaqësuesve se çdo president demokrat që nga zgjedhjet afatmesme në 40 vitet e fundit.",- tha presidenti amerikan, Xho Bajden.
 
Bajden edhe më tej e befason publikun amerikan, kur tha se planifikon më shumë bashkëpunime me republikanët. Për rezultatet, konservatorët e fajësojnë ish-presidentin Tramp. Shumica e tyre e akuzojnë Trumpin për mbështetjen e kandidatëve të cilët fitoret e lehta i kthenin në gara të tyre, kurse garat e afërta në humbje. Ish-presidenti amerikan tha se zgjedhjet e këtij viti për Kongresin ishin disi zhgënjyese, por se republikanët fituan një fitore të madhe.
 
“Kishte një valë të kuqe, por ajo filloi në Florida dhe përfundoi në Florida. Kjo është me të vërtetë gjithçka që kemi. Votuesit ia dhanë Shtëpinë e Bardhë, Joe Bidenin, në vitin 2020 dhe ata dolën dhe votuan përsëri për demokratët. Votuesit ishin të animuar nga çështja e abortit dhe kjo ishte me të vërtetë në radar të shum sondazheve që janë publikuar.",- theksoi profesori në Universitetin “George Washington”, Todd Belt.
 
Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së agjendës së Biajdenit dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa kombi po rimëkëmbet nga inflacioni rekord i lartë dhe shqetësimet rreth drejtimit në të cilin po ecën vendi.
 
SEDAT SELIMI