Maqedoni
Kërçova nesër shënon 40 vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare
10.11.2022 17:45
Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Komunën e Kërçovës, ditën e premte (11 nëntor) me fillim në ora 17 e 30....

Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Komunën e Kërçovës, ditën e premte (11 nëntor) me fillim në ora 17 e 30, në Pallatin e Kulturës organizon Akademi mirënjohjeje për 40-vjetorin e BASHKIMIT që kulmoi me Luftën Çlirimtare në tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia. Peshë dhe meritë të veçantë për përhapjen e ideve liridashëse, për organizimin dhe drejtimin e përpjekjeve dhe të Luftës Çlirimtare ka populli i Kërçovës shqiptare me bijat e bijtë e tij që ishin në ballë dhe te këmbët e popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar.
Andaj Shoqëria LËVIZJA dhe Komuna e Kërçovës në këtë tubim përkujtimor ftojn dhe mirëpresin shqiptarët pa dallim partie, feje e ideje për shënimin e kësaj ngjarjeje që bëri kthesën e madhe në Lëvizjen tonë Kombëtare dhe hapi rrugën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
