Botë
Bruksel, s’ka liberalizim të vizave për Kosovën
10.11.2022 18:38
As pas mbledhjes së dytë të Grupit Punues për Vizat, nuk ka pasur ndonjë konsensus për liberalizimin e vizave për Kosovën....

As pas mbledhjes së dytë të Grupit Punues për Vizat, nuk ka pasur ndonjë konsensus për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Grupi Punues për Vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian ka diskutuar sot për heqjen e vizave për Kosovën, por nuk ka arritur asnjë rezultat.
Presidenca çeke, që drejton aktualisht Këshillin e BE-së, njofton se është diskutuar propozimi për ta lidhur liberalizimin e vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, që ndodh në nëntor të 2023-s, por nuk ka pasur konsensus.
“Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian e ka mbajtur diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovës nën Presidencën Çeke. Shtetet anëtare diskutuan propozimin e Presidencës rreth kërkesës për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS.”, thuhet në një deklarim nga Këshilli i BE-së.
