Botë

Zelensky: Nëse Moska hedh në erë digën, i shpall luftë botës

10.11.2022 19:02

Çdo përpjekje e forcave ruse për të hedhur në erë digën e hidrocentralit Kakhovka

"Çdo përpjekje e forcave ruse për të hedhur në erë digën e hidrocentralit Kakhovka, duke përmbytur territorin ukrainas dhe tharjen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, do të nënkuptojë se Moska po i shpall luftë botës në tërësi.", tha Presidenti Volodymyr Zelensky, siç raportohet nga Kyiv Independent.
 
Sipas analistëve ushtarakë, Rusia mund të përpiqet të hedhë në erë digën Kakhovka për të mbuluar tërheqjen e saj dhe "të parandalojë forcat ukrainase që të ndjekin forcat ruse thellë në rajonin e Khersonit".