Futboll
Higuain vendos
27.01.2015 09:51
Napoli ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur edhe Genoan pas Lazios. Argjentinasi, Gonzalo Higuain...

Napoli ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur edhe Genoan pas Lazios. Argjentinasi, Gonzalo Higuain, që është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, ka shënuar dy herë për fitoren e ekipit të Rafa Benitezit mbrëmë, ndaj Genoas. Higuain ka ngritur kuotën e golave në 12-të pas golave të mbrëmshëm.
El Pipita e niste titullar i vetem ne sulm i mbështetur nga Callejon, Hamsik e De Guzman dhe argjentinasi i justifikoi pritshmëritë që në fillim duke kaluar Napolin pas vetëm 7 minutash në avantazh..
Napoli u ndëshkua për rastet e pakonkretizuara në minutën e 56 me Iago Falque që risolli gjithçka nga e para me goditjen e tij nga kufitjtë e zonës.
Napoli u hodh perpara ne kerkiim te fitores dhe ne minuten e 73 Higuain fitoi nje 11 metërsh për një shtyrje në zonë nga Kucka. Argjentinasi morri përsipër goditjen e penalltisë , Perin i kuptoi krahun por nuk arriti të pengonte topin që shkoi drejt rrjetës dhe 2-1.
Rezultat qe mbeti i pandryshueshem dhe e con Napolin serish te vetem ne vendin e trete, te fundit qe garanton nje bilete ne Champions ne Itali ne kuoten e 36 pikeve, dy me teper se ndjekesit e Lazios dhe te Sampdorias.
