Paris, fillon punimet Forumi i Paqës
Sot në Francë po mbahet Forumi i pestë i Paqes në Paris...

Sot në Francë po mbahet Forumi i pestë i Paqes në Paris, i cili do të mbledhë në një vend udhëheqës të një numri të madh vendesh dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Forumi titullohet “Dalja nga shumë kriza” dhe i kushtohet sfidave më të mëdha të ditës së sotme, duke përfshirë përkeqësimin e ndryshimeve klimatike, valët e pandemisë së koronavirusit, thellimin e pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike me pasoja globale. Gjithashtu pritet që fokusi të jetë në parandalimin e polarizimit shkatërrues të botës.
Një nga pjesëmarrësit në forum do të jetë edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili do t'i drejtohet panelit ku do të diskutohet për krizën gjeopolitike, si dhe do të marrë pjesë në panelin "Universalizmi i shkaktuar nga lufta në Ukrainë", ku do të flasë presidenti francez Emmanuel Macron.
Në mbrëmje, Pendarovski do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Zyra e presidentit njoftoi se në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forum, ai do të ketë takime me presidentët e Estonisë, Rumanisë, Konfederatës Zvicerane dhe Hungarisë.Forumi i Paqes në Paris u nis nga Macron në vitin 2018, në njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, për të promovuar multilateralizmin.
