Ushtria ruse tërhiqet nga Kherson, Ukraina merr në kontroll 11 vendbanime

11.11.2022 10:34

Ushtria ruse njoftoi sot se ka filluar të tërhiqet....

Ushtria ruse njoftoi sot se ka filluar të tërhiqet nga zonat e provincës Kherson, objektivi i një kundërsulmi nga forcat ukrainase në pjesën jugore të vendit, për t’u rigrupuar në bregun lindor të Dnieper.

“Njësitë e trupave ruse po lëvizin në pozicione të paracaktuara në bregun e majtë të lumit Dnieper, bazuar në planin e miratuar”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Tërheqja, e njoftuar dje, përfshin tërheqjen e trupave ruse nga qyteti provincial me të njëjtin emër, i vetmi qytet provincial në Ukrainë që Moska ka kapur që nga pushtimi i saj.

Ndërkohë, shefi i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzny tha se forcat ukrainase përparuan shtatë kilometra në dy drejtime në pjesën jugore të vendit dhe morën nën kontroll 12 vendbanime të reja në 24 orët e fundit.